×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca për pretendimet se Kushtetuesja “do ta rrëzojë” Osmanin: Është tentim puç ndaj institucioneve, si i tillë do të dështojë

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 13:34

    Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani i ka quajtur tentim-puç ndaj institucioneve, raportimet se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë shefen e shtetit.

    Veton Berisha dhe Albert Kinolli nga komunitetet egjiptian dhe rom po pretendojnë se mandatet e tyre janë marrë nga disa shkelje të mëdha në zgjedhjet e fundi të përgjithshme. Sipas tyre, Iniciativa Rome ka arritur t’ua zë vendin në Kuvend me ndihmë të votave të serbëve të instruktuar nga Lista Serbe. Ky proces gjyqësor u raportua se mund ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga pozita e presidentes, pasi ajo është zgjedhur edhe me votat e deputetëve nga Iniciativa Rome.

    “Pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” Presidenten, është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik. GjK është institucion i pavarur, e cila ka detyrim të qartë ligjor për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyqësore”, shkroi Vela në Twitter.

    Ai tha se raportimet se Gjykata Kushtetuese mund të marrë një vendim që do ta trazojë skenën politike janë “të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi”.

    “E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve. Çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut (në veçanti për ta parandaluar zbatimin e nenit 4, të marrëveshjes), është vetëm skenar i vetë Serbisë”, shkroi Vela.

    Ai madje e ka quajtur këtë “tentim puç ndaj institucioneve”.

    “Pra, kjo është përpjekje për ndikim të vendimmarrjes gjyqësore dhe tentim puç ndaj institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, dhe si e tillë do të dështojë”, shkroi Vela.

    Dy ditët e fundit, në Kosovë ka pasur shumë interpretime se një vendim i Gjykatës Kushtetuese në favor të kryetarit të Partisë Egjiptiane, mund të çoj në rrëzimin e presidentes Vjosa Osmani.

    “Kanë kaluar afatet kohore”, Miftaraj: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, Vjosa Osmani s’mund të rrëzohet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!