Familja Hyseni nga qyteti i Vushtrrisë e vuan tash e 7 vjet humbjen e njërit prej djemëve të familjes. Në dhjetor 2018 ata u njoftuan, se i biri Rafeti, ishte vrarë në Siri, duke luftuar në emër të ISIS-it. Edhe pse ata hapen të pame, trupi nuk u kthye kurrë në Kosovë.
Me shumë emocion, vëllai Avni Hyseni i bën thirrje Presidentes së Kosovës dhe Qeverisë që t’ua kthejë trupin për varrim këtu.
“Ai ka luftu për Kosovë, edhe në Preshevë, edhe në Maqedoni. Është shtetas i Kosovës, dhe i bëj apel shtetit që të angazhohet që ta kthejmë, ta varrosim në Kosovë”, ka thënë Hyseni për emisionin, Interaktiv Talks.
Për më shumë, shikojeni videon në vazhdim:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.