×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Maltës nesër në Kosovë, Presidentja Osmani e pret me ceremoni shtetërore

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 23:40
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, po qëndron për vizitë zyrtare Presidenti i Maltës, George Vella, i cili po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    Presidentja Osmani do ta pres me ceremoni shtetërore presidentin Vella.

    Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00.

    Pas takimit, Presidenca njofton se Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!