×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti kroat njofton se 150 ushtarë kroatë do të dërgohen në Kosovë

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 20:57

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka njoftuar se Kroacia do ta rrisë prezencën ushtarake në Kosovë në kuadër të forcave të KFOR-it.


    Ai ka treguar se pas disa ditëve do të nisen për në Kosovë 150 ushtarë kroatë.

    “Para nesh është një kohë e re. Pas disa ditëve, 150 ushtarë tanë do të nisen për në Kosovë. Kjo i shqetëson fqinjët tanë, megjithëse nuk ka për qëllim t’i shqetësojmë ata, nuk synon një provokim. Është e drejta e jonë”, ka thënë presidenti kroat, raporton B92.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!