×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti po e pret në zyrë që nga ora 5 e mëngjesit, Rama ia tregon frikën

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 11:12

    Presidenti Ilir Meta ka dalë sot më herët se kurrë në zyrë. Kjo për t’u takuar me kreun e opozitës dhe të Qeverisë, por ky i fundit nuk është shprehur shumë optimist.


    Ndonëse Meta i dërgoi ftesë Ramës duke i thënë se e pret në takim nga ora 05:00 e mëngjesit e deri në orën 13:00, Rama i tha se nuk ka kohë, shkruan Reporteri.net.

    Rama, ndërkaq, ka takuar banorët e Njësisë Administrative Nr.4 në Tiranë, nga ku ka folur edhe për presidentin, i cili po e pret prej 6 orësh.

    Sipas Ramës, opozita bashkë me presidentin nuk i kanë problem zgjedhjet por reformën në drejtësi e cila, siç tha Rama, është edhe frika e Presidentit Meta.

    “Çfarë kam hequr unë me Presidentin për reformën në drejtësi.  Frikë e madhe, shqetësim i madh, hata e madhe…. Problemi nuk janë zgjedhjet, por ata janë tmerruar nga drejtësia”, theksoi Rama.

    Sidoqoftë, kreu opozitar Lulzim Basha, i shkoi në zyrë presidentit Meta, i cili i kërkoi sjellje evropianë në këto ditë kritike për Shqipërinë.

    Ndryshe, kur kanë mbetur edhe 3 ditë deri në zgjedhjet lokale, opozita vazhdon të kundërshtojë mbajtjen e tyre, ndërkohë që kryeministri Rama është shprehur i bindur se ato do të mbahen./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!