×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi dhe Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së flasin për ushtrinë e Kosovës

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 20:12

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist.


    Thaçi u shpreh i kënaqur me mbështetjen e SHBA-së për themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe kërkoi që të rritet bashkëpunimi edhe më shumë.

    Kosova e ka ushtrinë e vet, profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.

    Në anën tjetër, Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist, ka theksuar se është vitale për sigurinë në Evropën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s.

    Presidenti Thaçi e ka falënderuar Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist, për gjithë mbështetjen e deritashme për Forcën e Sigurisë së Kosovës./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!