×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaci pret në zyrë Listën Serbe

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 11:37

    Presidenti i Kosovës ka vazhduar takimet edhe ditën e sotme, lidhur me situatën e krijuar pas votimit të mocionit të mosbesimit.


    Pas bisedës telefonike me Behgjet Pacollin, Thaci ka pritur në zyrë përfaqësuesit e Listës Serbe, shkruan Reporteri.net.

    Në zyrën e Thacit ishin zyrtarët e lartë të Listës Serbe, Goran Rakic, Igor Simic, Dalibor Jevtiq dhe një zyrtar tjetër.

    Presidenti do të pres gjatë ditës edhe kryetarët e dy partive të tjera opozita, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e Nismas.

    Ndryshe, Thaci takoi dje kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, Isa Mustafën e LDK-së dhe Kadri Veselin e PDK-së. Ai konfirmoi se sot do të dalë me një qëndrim se si do të veprojë në këtë situatë, që kërkon ose qeveri të re ose shkuarje në zgjedhje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!