×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi tregon se bashkë me Haradinajn në Hagë u ftua edhe një këshilltar i tij

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 17:46

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ftesës që i njëjti ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale.


    Në reagimin e tij, i pari i vendit, ka njoftuar se ftesë sikurse Haradinaj ka marrë edhe ish-shefi i Shtabit të UCK-së Bislim Zyrapi, tash këshilltar i Thaçit.

    Ky është reagimi i tij:

    Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!