×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja ia pranon kërkesën për largim ish-ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 20:40

    Qëndrim Gashi, i cili deri sot ka qenë ambasador i Kosovës në Francë e ka konfirmuar se sot ka marrë dekretin për mbarim të misionit.


    Ai ka thënë se që nga dhjetori i vitit të kaluar ka kërkuar tërheqjen nga misioni, shkruan Reporteri.net.

    “Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris”, ka shkruar Gashi.

    Postimi i tij i plotë:

    T’i shërbesh vendit si ambasador është privilegj. T’i shërbesh vendit me përkushtim, është obligim. Përfaqësimi i Kosovës në Francë, si dhe në Andorë e Monako, e për një kohë edhe në Portugali, ka qenë nder i jashtëzakonshëm për mua. Gjatë kësaj periudhe i kam mbrojtur interesat e vendit tonë dhe jam përpjekur t’i avancoj raportet e shkëlqyeshme me shtetet ku kam qenë i akredituar, në veçanti me Francën. Raporti ynë me Francën është esencial për të ardhmen tonë evropiane.

    Më lejoni ta shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj për bashkëpunim dhe përkrahje të gjithë liderët institucionalë shtetërorë nga viti 2016 e deri tash, duke filluar nga ish-presidentja Jahjaga e cila në vitin 2015 e mori nismën për të më emëruar. Deri në përfundimin zyrtar të misionit tim, do të vazhdoj ta kryej punën me përkushtim të plotë.

    Faleminderit shumë Kosovës dhe shtetit mik francez nga unë dhe Jeta (si dhe nga Jani e Noli) — mirupafshim së shpejti!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!