Presidentja Osmani do të lansojë sot Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Në orën 14:30, presidentja Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ngjarjen lansuese të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar sot nga Presidenca e Kosovës.
Sipas komunikatës për media, Qendra e Ekselencës funksionalizohet sot si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. /Reporteri.net/