×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani mahnitet nga impiantet e paneleve solare në Singapor

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 17:48

    Presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se sot kanë vizituar njërin nga impiantet më të mëdha të paneleve solare lundruese në botë i cili gjendet në Singapor.

    “Me një kapacitet prej 60 MËp, një sipërfaqe prej 45 hektarësh e 122,000 paneleve lundruese, projekti i kompanisë Sembcorp furnizon me energji pesë impiantet lokale të trajtimit të ujit të Singaporit, duke e bërë vendin një nga vendet e pakta në botë që ka një sistem ujësjellësi 100% të gjelbër”, u shpreh Presidentja Osmani.

    Ajo u shpreh që ky vend është shembull ideal se si kombinohen inovacioni, teknologjia e mbrojtja e mjedisit në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shtuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!