×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani nesër në Drenicë, shoqërohet nga Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 22:03

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të vizitojë rajonin e Drenicës, ku di të nderojë dëshmorë të luftës së fundit.


    Ajo në këtë vizitë do të shoqërohet nga kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Ky është njoftimi i Presidencës: 

    Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodres.

    Në orën 09:30, Presidentja Osmani së bashku me kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë

    Ndërsa në orën 10:00, Presidentja Osmani dhe kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe për të rënët në Vërboc

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!