×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani propozon që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 11:52

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nga sot 14 prilli nën patronatin e Presidentes do të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.


    Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se në konsultim me Qeverinë e Kosovës do të angazhohen për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional për ta shndërruar 14 prillin në një ditë të shënuar me ligj.

    Presidentja këto deklarata i ka bërë pas takimit me të mbijetuarën e dhunës seksuale dhe deputeten në radhët e VV-së, Vasfije Krasniqi.

    “14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme. Por, për Vasfije Krasniqin mbetet përherë data kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Atë ditë të vitit 1999 ajo u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Në këtë ditë, barra e luftës për të ka marrë kuptim tjetër, u shtua aq shumë në peshë e u bë përjetësist e pashlyshme”, ka shkruar tutje ajo në Facebook.

    Osmani ka thënë se barrën që e bartë Vasfija, sot e mbijetuar e dhunës seksuale në luftë, nuk duhet lejuar që ta bartë e vetme, sepse sipas saj, kjo është plotësisht e padrejtë dhe e papranueshme.

    “Ashtu siç e ndau ajo guximshëm dhimbjen, guximin e të vërtetën me ne e me gjithë botën, po ashtu duhet të luftojmë ne krah për krah me të dhe shumë gra e burra të tjerë si ajo, për të treguar të vërtetën e për të kërkuar drejtësi. Por siç Vasfija ia doli të jetojë, të mbijetojë, të triumfojë, shembulli e guximi i saj le të na shërbejnë si udhërrëfyes në kërkimin për drejtësi e në komunikimin me të tjerët për këtë pjesë të historisë sonë.

    Vasfija nuk është e vetme – as në këtë përjetim, por as edhe në rrugëtimin që ka marrë për sjelljen e dretësisë. Ajo është sot zëri i më shumë se 20000 të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovën tonë”, ka thënë tutje Osmani.

    “Vasfije, na ke pas, ti dhe të gjithë mbi 20000 të mbijetuar të dhunës seksuale të regjimit barbar serb”, përfundon ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!