×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani s’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së ShBA’së e QUINT’it për targat: Ka pasur afat të mjaftueshëm

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 15:22

    Kosova ka vendosur që nga 1 nëntori të mos lejojë qarkullimin e automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia për serbët e Kosovës. I vënë përballë një kërkese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të QUINT-it që ta shtyjë këtë afat edhe për dhjetë muaj të tjerë, vendi i vogël ballkanik duket se ende nuk ka ndryshuar qëndrim.

    Presidentja Vjosa Osmani tha sot se serbët kishin mjaftueshëm afat për t’i konvertuar targat e automjeteve të tyre në RKS, duke theksuar se kjo “është çështje e sundimit të ligjit”. Sipas saj, “mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës në targa të ligjshme”.

    “Sa i përket një pakice të vogël që nuk i kanë konvertuar ende targat dhe i përdorin targat e kohës së Millosheviqit, kërkesa jonë është që të respektohet ligji. Ka pasur afat të mjatueshëm që ky konvertim të bëhet për këtë numër të vogël të qytetarëve që nuk e kanë bërë, në përputhje të plotë me atë që e kërkon legjislacioni vendor, por edhe praktikat ndërkombëtare”, tha Osmani kur u pyet të komentojë kërkesën e qartë të SHBA-së.

    Qeverisë i bëjnë apel ta refuzojë kërkesën e ShBA’së për shtyerje të vendimit për targa

    Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ishte të mërkurën në Kosovë dhe pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani tregoi se ndër tjerash, ka kërkuar shtyrjen e afatit për ndërrimin e targave që lëshohen nga Serbia në tarka të Republikës së Kosovës.

    “Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit (të vendimit për riregjistrim) deri në 10 muaj të tjerë. Do të doja të shihja që kjo të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë shteteve të QUINT-it. Kjo për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën”, ka thënë Escobar në një intervistë në Kanal 10.

    Gjithashtu, ai këshilloi që bartësit e institucioneve në Kosovë t’i dëgjojnë këto rekomandime.

    “Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka thënë Escobar.

    Escobar: Afati për targat të shtyhet edhe për 10 muaj, përqëndrimi të jetë në gjëra më të mëdha, e jo në targa e letërnjoftime

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!