×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani takon deputetin ukrainas që po bën thirrje për njohjen e Kosovës

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 19:26

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim, deputetin e Parlamentit të Ukrainës dhe njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko.

    Sipas njoftimit të Presidencës, në atë takim është folur për mbështetjen e Ukrainës për anëtarësimin e Kosovës në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

    “Deputeti Goncharenko e njoftoj Presidenten se në Parlamentin e Ukrainës është krijuar grupi i deputetëve “Miqtë e Kosovës”, të cilët do të shërbejnë si platformë për thellimin e bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve. Deputeti Goncharenko shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se do të angazhohet në zgjerimin e mbështetjes për Kosovën brenda Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, presidentja ka theksuar se populli i Kosovës ka hapur zemrën dhe derën për të strehuarit nga Ukraina. Sipas saj, deri më tash në Kosovë kanë gjetur strehim një grup i gazetarëve të Ukrainës, teksa MAT Kosova po zhvillon trajnimin e grave ukrainase në fushën e deminimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!