×
  • Lajme
  • Lajme

    Prince Espresso, miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival

    Reporteri
    10 Gusht 2022 | 17:08

    Prince Espresso, kafeja me aromë dhe shije impresive u dhuroi çaste të këndshme të gjithë artistëve në Sunny Hill Festival.

    Për 4 ditë rresht aroma e kafesë Prince Espresso udhëtoi edhe në parkun e Germisë për të krijuar momente të veçanta së bashku.

    Yjet e muzikës vendore dhe ndërkombëtare si Dhurata Dora, Kida, Elvana Gjata, Ledri Vula, Dukagjin Lipa, Mc Kresha, Lyrical Son, Yll Limani, Getoar Selimi, Mahmood e shumë të tjerë në mënyrë speciale u shërbyen nga baristi Jetmir Maliqi që nuk i mjaftoi vetëm të bëjë kafenë por me mjeshtërinë e tij dhuroi përsosmëri në çdo filxhan duke krijuar art me pikturime të personalizuara.

    Por, aromën dhe shijen e Prince Espresso e përgatitur me recepturë speciale e shijuan të gjithë pjesëmarrësit e festivalit.

    Përveç të tjerave mjeshtri i kafesë Jetmir Maliqi është duke mbajtur trajnime për specialistët e kafesë, në PRINCE ESPRESSO ACADEMY tashmë të hapur në fabrikën e kafesë në qytetin e Pejës, akademi që i plotëson kushtet dhe elementet europiane për të gjithë ata që në të ardhmen dëshirojnë të jenë profesionistë për sa i përket fushës së baristas dhe gjithçka që lidhet me kafenë.

    Artikull i sponsorizuar*

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!