×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindërit e Astrit Deharit arrijnë në Prokurori për ta marrë raportin për vdekjen e të birit

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 14:04

    Prindërit e Astrit Deharit, kane arritur në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, për të marrë raportin e Institutit zviceran në lidhje me vdekjen e djalit të tyre në burg para 3 vjetësh, raporton KTV.


    Kujtojmë se dje, raporti që zbardh detaje për mënyrën e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, u konfirmua se ka ardhur në Kosovë. Sipas autoriteteve, raporti ka arritur ditën e mërkurë, por pritet të përkthehet në gjuhën shqipe.

    Dje kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka mbajtur një konferencë për media përmes së cilës ka njoftuar se Ambasada e Zvicrës ua ka dorëzuar këtë raport. Shala e ka prezantuar para gazetarëve një zarf, i cili ishte i mbyllur.

    Ka thënë se përmbajtjen e tij nuk e di, pasi që ai zarf do t’i dorëzohet prokurorit të rastit, i cili do ta trajtojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!