×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina e mbuluar nga mjegulla, “verë” në Tiranë

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 15:55

    Kalendari tregon muajin janar, por temperaturat nuk janë ato që zakonisht kanë shoqëruar këtë periudhë të vitit.


    Java në të cilën kemi hyrë më shumë po i ngjan pranverës e vjeshtës sesa dimrit.

    Masat e thata ajrore  anticiklonike në Kosovë kanë kushtëzuar mot me vranësira dhe mjegull të dendur, ndërkohë që situatë tjetër sinoptike po mbretëron në Shiqipëri, ku gjatë javës temperaturat kanë arritur deri në 15 gradë celcius, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë që kryeqyteti i Kosovës, Prishtina këto ditë është “ngulfatur” në mjegull, temperatura thuajse verore po mbretërojnë në kryeqendrën shqiptare në Tiranë. Aty siç mund ta shihni edhe në foto e mëposhtme, qytetarët po i shijojnë në maksimum rrezet e diellit.

    Ndërkohë, mot i ngjashëm pritet të mbretërojë deri në fund të javës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!