×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina rekord me të infektuar me coronavirus, Ahmeti jep tender mbi 100 mijë euro

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 9:08

    Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ka nënshkruar dy kontrata përgjatë këtyre ditëve, e që të njejtat kanë të bëjnë me covid-19.


    Këtë herë, komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti ka finalizuar një kontratë që ka të bëjë me “Furnizim emergjent me reagensa serologjik për Covid-19”, shkruan IndeksOnline.

    Fillimisht, vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 120 mijë euro, dhe se furnizimi është dashur të përfundojë brenda 7 ditëve.

    Një tender i është dhënë operatorit ekonomik “Biotek Kosovo” L.L.C, dhe është paguar për 55 mijë e 600 euro.

    Tutje, një tjetër kontratë është finalizuar edhe me N.T.SH “Made- Kos”, dhe vlera e përgjithshme e saj është 59 mijë e 100 euro, shkruan indeksonline.net.

    Vlen të përmendim faktin se ditëve të fundit dukshëm është shtuar numri i të infektuarve me Covid19, dhe se kryeqyteti prinë për nga numri i të infektuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!