×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Dyshohet se ishte e dehur, shtetases së huaj i vidhen dokumentet personale dhe Iphone 13

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 8:38

    Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se i janë vjedhur dokumentet personale, kartela bankare si dhe telefoni.

    Në raporton e policisë thuhet se viktima i kishte vërejtur që i mungonin kur me taxi kishte udhëtuar tek banesa e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    VJEDHJE

    Prishtinë 23.09.2022-19:00. Ankuesja femër shtetase e huaj e cila dyshohet se ishte në gjendje të dehur ka raportuar se, pasi kishte thirrur një veturë-taxi për të shkuar në banesën e saj, kur ka arritur te banesa ka vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone-13. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!