×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Burri tenton t’i futet me forcë një gruaje në banesë, e shqetëson edhe përmes telefonit – arrestohet

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 10:31

    Një grua në Prishtinë ka raportuar se një person ka tentuar t’i futet me forcë në banesën e saj, shkruan Reporteri.net.

    Poashtu ajo ka bërë të ditur se i njëjti e kishte shqetësuar edhe përmes thirrjeve dhe mesazheve të dërguar në telefon

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “KANOSJE/ Prishtinë/29.02.2024 – 20:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me forcë të futet në banesën e saj si dhe e kishte shqetësuar përmes thirrjeve dhe sms-ve telefonike. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!