×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori amerikan: Administrata Trump ka ndryshuar ndaj Serbisë

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 8:02

    Profesori James Ker-Lindsay, ka folur për zhvillimet e fundit politike që ndërlidhen me dialogun Kosovë – Serbi, dhe përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor.


    Profesori nga Universiteti Ekonomik i Londrës, James Ker-Lindsay, thekson se narrativa e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ne Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar, e në veçanti administrata e Presidentit Trump, ka pasur qasje tjetër ndaj Serbisë, përcjell Telegrafi.

    “Nuk ka dyshim që administrata Trump është më simpatike ndaj Serbisë se çdo administrate amerikane që kemi parë gjatë tridhjetë viteve të fundit, madje ka përfshirë disa figura që kanë qenë hapur pro-serbe, të tilla si John Bolton. Sigurisht, këto gjëra ndodhin. Por, nuk mendoj se kjo është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Mendoj se është më mirë që Uashingtoni të përpiqet të fitojë Serbinë sesa ta lërë të bie në një marrëdhënie edhe më të thellë me Rusinë. Shumë supozojnë se SHBA. duhet të jetë pro-shqiptare ose pro-serbe. Kjo nuk është rastësi. Në fakt, çdo administratë amerikane është më e interesuar për atë se çka përfiton vet SHBA”, ka deklaruar Lindsay për RTV Dukagjinin.

    Njohësi i politikave të Ballkanit Juglindor, thotë së është shume e vështirë për ta shpjeguar këtë ndryshim qe ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa i përket çështjes së dialogut, Lindsay thotë se kjo administrata Trump dëshiron ti jep epilog dialogut para zgjedhjeve që do të mbahen në muajin Nëntor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!