×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori amerikan: Kosova dhe Serbia duhet të përfshihen në dialog të ndërmjetësuar

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 10:01

    Profesori amerikan, Alon Ben Meir, ka komentuar deklaratën e vendeve të QUINT-it rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


    Sipas Meir, nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë të jenë në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë menjëherë dialogun.

    “Kosova dhe Serbia duhet ta dinë se pesë shtetet e NATO-s dhe QUINT-it (SHBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe) janë aleatët e tyre, dhe nëse ato nuk duan pengesa në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, duhet të përfshihen në dialog të ndërmjetësuar, i cili ka ngecur që nga viti i kaluar”, ka shkruar profesori amerikan në Twitter.

    Ben Meir është një ekspert për politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!