×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori i Gazetarisë, pas zgjedhjes drejtor të militantit të VV’së: Grushti i fundit për RTK’në

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 0:03
    Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli

    Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, ka thënë se zgjedhja e militantit të Vetëvendosjes në pozitën e drejtorit në RTK, është “grushti i fundit” për televizionin publik.

    Sipas profesorit universitar, ky vendim e barazon RTK’në me televizionet e tjera të rajonit, të cilat nuk kanë ndikim në krijimin e opinionit publik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tha se kjo madje nënkupton festë për mediat private, pasi tani do ta kenë “një konkurent më pak”. /Reporteri.net/.

    Reagimi i plotë:

    Zgjedhja e aktivistit politik per Drejtor te Televizonit Publik, eshte grushti i fundit per RTKne. Pra, per shikueshmeri e besueshemeri ose krijim te opinonit publik, RTKja barazohet me ne fund me RTSHne, e televizonet tjera publike ne rajon qe ndikimin ne krijimin e opinionit e kane zero. Sot, feste per mediat private, nje konkurent me pak.

    Kapet RTK-ja, aktivisti i Vetëvendosjes zgjedhet drejtor i televizionit publik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!