×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori që ka dy vëllezër invalidë, i reagon Buxhovit: Është e ulët të bëhen këso etiketime për UÇK-në

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 11:25

    Profesori universitar, Flamur Maloku ka reaguar ndaj shkrimtarit Jusuf Buxhovi që deklaroi se lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër.


    Përmes një postimi në Facebook, Maloku ka shkruar se Republika e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e pastër dhe në luftën e drejtë të UÇK-së.

    Maloku e ka vlerësuar si të ulët deklarimin e Buxhovit për UÇK-në, ai ka ndarë edhe një histori nga jeta personale duke treguar se dy vëllezërit e tij janë invalid të luftës dhe se në familjën e tij s’kishte bisedë tjetër veç asaj për luftën e drejtë të UÇK-së.

    Postimi i tij i plotë:

    Kjo Republikë, i ka rrënjët në gjakun e pastër dhe në luftën e drejtë të UÇK-së

    Nuk mund të qëndroja pa reaguar, jo vetëm hatri i dy vëllezërve të mi që tashmë janë invalidë të luftës, por më shumë për ta tërhequr një vërejtje, gjithsesi për të thënë e për ta ruajtur njërën prej vlerave më të qenësishme të historisë sonë të fundit me të cilën identifikohet kjo republikë që e kemi!

    Është e ulët, nga një intelektual si Buxhovi, të bësh etiketa të tilla për luftën e drejtë të UÇK-së. Se kujt i shërben zotëria me at arsenal etiketash, as që dua t’ia di. Janë të gërditshme. Përvoja ime empirike, ndonëse atëbotë – fëmijë, më ka mësuar mjaft. Mbaj mend fare mirë, dy vëllezërit e mi, iu bashkuan radhëve të UÇK-së, ndërsa në familje s’kishte bisedë tjetër veç asaj: rreth luftës së drejtë të djemve dhe vajzave tona që donin ta paguanin lirinë me çmimin e jetëve të tyre. E mbaj mend fare mirë, unë, ndonëse i ri, ëndrroja të bëhesha po ashtu ushtar – sepse, ku e di një botë infantile se ç’është lufta?! Sido që të jetë, ata që u sakrifikuan për «tokën e shenjtë», duke derdhur gjakun, nuk e ndotën lirinë, por e ujitën atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!