×
  • Lajme
  • Lajme

    Profeti Muhamed përplas Drilon Gashin e Elvis Naçin, Hoxha nga Peja e akuzon për nxitje të urrejtjes

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 18:30

    Hoxha nga Shqipëria Elvis Naci ka reaguar pas sulmeve terroriste në Francë, duke i dënuar ato. Mirëpo hoxha pejan, Drilon Gashi, i ka bërë një vërejtje Naçit.


    Gashi e pyet hoxhën nga Shqipëria se “cfarë janë ata”, që nxisin urrejtje ndaj atyre që mendojnë ndryshe, në emër të Zotit dhe të profetit Muhamed.

    Hoxha nga Peja e ka bashkëngjitur në postimin e tij një deklaratë, ku nënshkrues është edhe Elvis Naçi, e i cila është për kundërshtimin e një sekti islam.

    “Nuk po mbroj gabimet e asnjërës doktrinë dhe edhe unë jam kundër çdo financimi antiligjor, megjithatë intoleranca që ju ideologët sektarë shprehni kundër sekteve tjera është e papranueshme, joislame dhe jodemokratike në të njëjtën kohë. Dijeni se akuzimi i të tjerëve me apostazi dhe kjo urrejtje ndërsektare na ka quar deri këtu”, ka shkruar Gashi.

    Shkrimi i plotë i Gashit:

    Po ata që në emër të Allahut të madhëruar dhe profetit tonë Muhamed nxitin urrejtjen dhe luftimin e atyre që mendojnë ndryshe, çfarë janë o Elvis Naçi?

    Këto ditë më ra në dorë kjo deklaratë sektare (shih #foton në komentin e parë!), nënshkrues i të cilës fatkeqësisht ishit edhe ju.

    Nuk po mbroj gabimet e asnjërës doktrinë dhe edhe unë jam kundër çdo financimi antiligjor, megjithatë intoleranca që ju ideologët sektarë shprehni kundër sekteve tjera është e papranueshme, joislame dhe jodemokratike në të njëjtën kohë. Dijeni se akuzimi i të tjerëve me apostazi dhe kjo urrejtje ndërsektare na ka quar deri këtu.

    S’ka dyshim që Allahu xh.sh. është dëshmitari i çdo gjëjë.

    Paqe!

    Postimi i Naçit, të cilin e komentoi Gashi:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!