×
  • Lajme
  • Lajme

    Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike pritet të votohet gjatë kësaj jave

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 15:59

    Ka përfunduar mbledhja urgjente e Lidhjes Demokratike të Kosovës e thirrur nga kreu i saj Isa Mustafa.


    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një konferencë për medie pas mbledhjes ka bërë të ditur se është diskutuar për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe shpresojnë që gjatë kësaj javë do të kalojë në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    “Kemi diskutu për ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe shpresojmë se do të kalojë këtë javë”, ka thënë ai.

    Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari, është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të parë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!