×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria fillon hetimet për deklaratat e Thaçit për hyrjen në dhomën e përgjimeve

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 14:06

    Presidenti Hashim Thaçi, mbrëmë akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se së bashku me zëvendësin e tij, Haki Abazin dhe me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë shkuar për tri ditë në Dhomën e Përgjimeve në PTK.


    Kjo gjë u mohua kategorikisht nga Kurti, i cili i quajti deklarimet e presidentit gënjeshtra dhe shpifje, ndërsa Sveçka nuk dëshiroi të flasë.

    Prokuroria e Shtetit ndërkaq ka konfirmuar për Reporteri.net se ka kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

    Lajmin për nisjen e hetimeve e ka Ekrem Lutfiu, zëdhënësi për media i Prokurorisë.
    “Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë ai për Reporteri.net.

    Edhe Bedri Istrefi, ish-kryeshef i PTK-së ka deklaruar se Kurti e Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve. Ai ka treguar planin se si kanë hyrë ata, siç thotë në dhomën në të cilën nuk guxon të hyjë askush përveç kryeprokurorit të shtetit. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!