×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep detaje për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore: Intervistohen disa zyrtarë

    Reporteri
    26 Mars 2023 | 20:07

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që kaploi të shtunën mbrëma objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

    Në komunikatë thuhet se Prokuroria është në pritje të raporteve dhe në rast të paraqitjes së veprës penale, do të veprojë tutje në vijë me dispozitat ligjore.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, se vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësitë relevante, përfshirë ekipin e zjarrfikësve, Policinë, ekspertët e zjarrit, Prokurori i Shtetit, drejtori i IML-së, si dhe eksperti i elektroteknikës, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti.

    Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime dhe në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti.

    Prokuroria është në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera dhe në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale do t’i ndërmerrë veprimet e mëtjeme konform dispozitave të KPPRK-së.

    Po ashtu ju njoftojmë se, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!