×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon “arrestimin” e dy lopëve në Kosovë

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 14:15

    Dy lopë që tani frymojnë në Gjilan, mund të përfundojnë në dorën e shtetit. Kjo pasi, është kërkuar “arrestimi i tyre”.


    Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka ushtruar kërkesë në gjykatë për të lejuar sekuestrimin e përkohshëm të dy lopëve, shkruan Reporteri.net.

    Sipas arsyetimit të kërkesës, këto dy lopë dyshohet se janë futur si kontrabandë nga Serbia në Kosovë, e për të cilën gjë kërkohet konfiskimi.

    Ndërkohë, deri tani, Gjykata Themelore në Gjilan nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për kërkesën e Prokurorisë.

    Sidoqoftë, pas vendosjes së taksës, është rritur ndjeshëm kontrabanda nga Serbia, duke përfshirë kështu edhe bagëtitë dhe jo vetëm produktet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!