×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgim dhe ekzaminim psikiatrik për të riun që vodhi veturën e kryetarit të Pejës

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 16:55

    Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë që Valon Loxha, i dyshuari për marrjen e veturës zyrtare të kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit, të i vendoset një masë paraburgimi. Por krahas kësaj, Prokuroria ka kërkuar edhe një ekzaminim psikiatrik ndaj të riut nga Peja.


    Këtë lajm e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Pejës.

    “Prokurori ka kërkuar masë paraburgimi dhe ekzaminim psikiatrik”, tha ai për Insajderi.

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhari, ka deklaruar të hënën se vetura i është gjendur në fshatin Drelaj.

    Kujtojmë se Loxhaj edhe më parë kishte marrë veturat që i gjente të hapura.

    Madje i riu nga Peja këtë veprim të tij s’e konsideron si “vjedhje”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!