×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgim për punëtorin e Thesarit që i mundësoi “avullimin” e mbi 2 milionë eurove

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 10:50

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për Liridon Grudën, i cili dyshohet se mundësoi “avullimin” e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

    Ulaj ka thënë se rasti është nën hetime dhe se prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin e ndaluar.

    “Prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin e ndaluar”, ka thënë Ulaj për Reporteri.net.

    Gruda i cili me urdhër të prokurorit gjendet në mbajtje, sot në ora 11:00, do të përballet me kërkesën e prokurorisë së shtetit për caktimin e paraburgimit.

    Gjykatësi që do të vendosë lidhur me këtë kërkesë është Agim Kuçi.

    Gruda i cili ka punuar qe 11 vite në Thesar, dhe dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik.

    Kurse pronarët e kësaj kompanie Valon Shala edhe Kadri Shala janë në arrati

    Dyshohet se një pjesë e këtyre parave janë transferuar jashtë vendit, por që tashmë llogaritë bankare të tyre janë bllokuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!