×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: Kontribut shumë të madh për aksionin e sotëm ka dhënë Policia e Kosovës

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 10:07

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se për realizimin e aksionit të sotëm, kontribut shumë të madh ka dhënë edhe Policia e Kosovës.


    “Policia që nga fillimi i këtij rasti është angazhuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, me ç’rast janë arrestuar tetë (8) zyrtarë policorë, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike”, nga neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”, sipas nenit 267 të Kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Ndryshe, Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personat e arrestuar janë Donikë Mjaku, Marigona Gashi, Vedat Fetahu, Valon Bajçinca, Visar Shala, Rexhep Selimi, Bedri Jonuzi dhe Milos Kovaceviç.

    Gazeta po ashtu mëson se të arrestuarit janë duke u intervistuar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

    Gjashtë nga të arrestuarit janë prangosur në stacion policor, ndërsa dy nga ta në shtëpitë e tyre ku edhe janë kryer bastisje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!