×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në aksion, ngrihen 700 mijë euro të fituara ilegalisht nga “Call Center” në Kosovë

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 18:37

    Aksioni i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili filloi dje në “Call Center” në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj, ka vazhduar edhe sot.


    Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë ngrirë 700.000 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e “Call Center” në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Krimit të organizuar”.

    Deri më tani nga ky operacion janë ngrirë 700.000 euro, janë sekuestruar 160.000 euro, 6 vetura, janë arrestuar 18 persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!