×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Hagë akuzon Thaçin se po tenton ta zhbëjë Specialen, reagon Klinaku i OVL’së

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 19:59

    Sekretari i organizatës së OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se Gjykata e ka zhbërë veten pa ngritur aktakuza.


    Në një postim në Facebook, Klinaku ka ritheksuar se ky institucion po punon ilegal pasi i ka përfunduar mandati.

    “Jo Thaçi, por Gjykata Speciale e ka zhbërë veten e saj pa ngritur aktakuza. Punon ilegal sepse nuk ka më mandat”, ka shkruar Klinaku.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka hedhur sërish akuza të ashpra në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ky institucion e akuzon ish-drejtorin politik të UÇK-së se po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se mandati i saj përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës dhe se sipas tyre çdo interpretim tjetër mund të ndikojë në dëmtimin e proceseve që aktualisht janë në zhvillim e sipër.

    Prokuroria pretendon se Thaçi si subjekt i një aktakuze të përpiluar nga ajo, po tenton ta zhbëjë në çfarëdo forme këtë organ ndjekës penal.

    “Ndryshimet e Propozuara synojnë të riparaqesin ose riformulojnë mandatin. Po ashtu, koha e bërjes së këtyre parashtrimeve nuk ka histori zyrtare të hartimit. Sidoqoftë, fakti që ndryshimet propozohen nga një President i cili është objekt i një aktakuze të paraqitur nga SPO në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duke i vlerësuar ato me vëzhgim të veçantë, Z. THAÇI nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se i Propozimet për Ndryshimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën. Në të vërtetë, konteksti thelbësor për të kuptuar dhe interpretuar ndryshimet e propozuara sigurohet nga deklaratat publike të vetë z. THAÇI më 24 gusht 2020, dita në të cilën ai vendosi të përcjellë Ndryshimet e Propozuara”, thuhet tutje në opinionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!