×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria nis hetimet për Donika Gërvallën, dyshohet se fshehu pasurinë

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 15:59
    Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po hetohet nga Prokuroria e shtetit nën dyshimin për veprën penale “mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financaiare”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

    “Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve” ka thënë Ulaj.

    Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar javë më parë se në një hulumtim të tyre ka rezultuar se Gërvalla pos që nuk e ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar në AKK as se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.

    Në mars të këtij viti, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar se në një hulumtim të tyre ka rezultuar se Gërvalla pos që nuk e ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar në AKK as se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!