×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria nis hetimet për vdekjen e Murat Jasharit

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 10:46

    Prokuroria ka nisur hetimet për vdekjen e Murat Jasharit, rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë.


    Kjo bëhet e ditur përmes raporti 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në raport thuhet se nga stafi mjekësor është pranuar informata se ka vdekur një mashkull shqiptar me nënshtetësi maqedonase.

    Si rrjedhojë, njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është nën hetime.

    Murat Jashari vdiq të mërkuren në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Ai ishte dënuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në fillim të shkurtit, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.

    Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.

    Ajo ka treguar se Jashari ka vdekur në QKUK derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

    “Ndaj dhembjen me familjen Jashari nga Kumanova, dhe jam tejet e pikëlluar që Murati për katër vite qëndroi në paraburgim pa pasur mundësi të ishte me familjen e tij”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!