×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale nis hetimet për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 17:17

    Pak orë pasi deputetja e PDK-së, Flora Brovina shfaqi një fotografi ku shihej dhunimi i një gruaje kosovare nga forcat serbe, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se do të nisë hetimin për zbardhjen e këtij rasti, shkruan Reporteri.net.


    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se me të marrë lajmin që deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, do ta hap hetimin, ndërsa do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

    Prokuroria Speciale pohon se nuk ka pasur informacion paraprak për këtë rast.

    “Prokuroria Speciale, njofton që vetëm pas publikimit të fotos nga deputetja Brovina e ka kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, pasi që deri me tani për një fotografi të tillë nuk kemi pasur informata, as nga deputetja Brovina e as nga dikush tjetër”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, Prokuroria Speciale, fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, ti sjellin në Prokurorinë Speciale, pasi që në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes mediave apo gjatë debateve parlamentare.

    Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka publikuar sot në Kuvendin e Kosovës disa fotografi të viktimave civile të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

    Brovina shfaq fotografi të tmerrshme nga lufta: Gruaja shqiptare përdhunohet nga serbët në sy të familjarëve

    Ajo pas kësaj shfaqi foton e një 7-vjeçare që vdiq pasi u dhunua nga serbët.

    Brovina shpalos fotografinë e vajzës 7-vjeçare shqiptare që vdiq pasi u dhunua nga serbët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!