×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale shënjestron tri raste për vepra penale, përfshihen 48 persona

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 16:33

    Prokuroria Speciale ka shënjestruar tri raste të reja për vepra të ndryshme penale, ku janë të përfshirë 48 persona, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prokuroria, përmes një komunikate për media.

    Në rastin e parë të shënjestruar janë të përfshirë 17 persona, për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,  dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

    Në rastin e dytë i shënjestruar janë të përfshirë nëntë persona për veprat penale “Krim i organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

    Ndërkohë, në rastin e tretë janë të përfshirë 22 persona, për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!