×
  • Lajme
  • Lajme

    Promovohet libri i Fetnete Ramosajt, Haradinaj ia ndan Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 13:35

    Në prani të kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot në Deçan është promovuar libri i Fetnete Ramosaj me titull “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit-dokumente e raportime të luftës 1998-1999”.


    Me këtë rast, u tha se autorja Fetnete Ramosaj me këtë libër jep edhe një dëshmi për atë se çka ka ndodhur në luftën e fundit.

    Për librin u tha se është shkruar mbi bazën e dokumenteve autentike.

    I pranishëm në këtë promovim, ka qënë edhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i cili tha se luftëtarët nuk vdesin asnjëherë, sikurse autorja Fetnete Ramosaj.

    ” Si komb i Teutës, edhe në kohën e UÇK-së, vajza e gra u janë përgjigjur të gjitha detyrave të luftës. Se luftëtarët nuk vdesin asnjëherë e vërteton shembulli i Fetnete Ramosajt, e cila përmes veprave të saj, siguroi që koha mos ta ndalë kujtesën për luftën tonë të lavdishme. Ajo bëri luftë të dyfishtë, në front dhe si kroniste, për të dëshmuar për të drejtën tonë. E vërteta e dokumentuar, e përjetëson luftën çlirimtare dhe e mban të gjallë idealin e lirisë ndër breza. Për angazhimin e madh jetësor në luftën për çlirim dhe ruajtjen e vlerave më sublime të luftës përmes shkrimeve, pata nderin të ndajë Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, post mortem, për Fetnete Ramosajn”, tha ai.

    Kryeministri në detyrë familjes së Fetnete Ramosaj u ka ndarë medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeu me motivacionin për shërbimin ndaj atdheut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!