×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari i Rexall’it, Krenar Alidema dorëzohet në Zvicër, dyshohet për vrasje

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 18:02

    Krenar Alidema, pronari i rrjetit të barnatoreve Rexall, është nisur sot drejt shtetit helvetik, ku pritet të dorëzohet para Policisë Federale të Zvicrës.

    Siç raporton Insajderi, Alidema ka fluturuar sot nga Kosova për në Zvicër.

    Alidema pritet ditëve në vazhdim të intervistohet nga policia zvicerane, pasi dyshohet për vrasje të shkallës së dytë.

    Krenar Alidema i lindur në korrik 1986, që nga muaji prill i këtij viti ka një urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ky urdhër-arrest është lëshuar më 27 prill 2022 pasi kërkohej nga autoritetet e Zvicrës, si i dyshuar për përfshirje në një vrasje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!