×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërejtjet e Spanjës pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 17:13

    Nuk ka kaluar propozimi i Presidencës Çeke që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

    Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, Spanja ishte shteti që paraqiti vërejtje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Raportohet se Spanja ka kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të shtyhet për një muaj. Pra jo në dhjetor të vitit 2023, me hyrjen në funksion të sistemit ETIAS, por në janar të vitit 2024.

    Sidoqoftë, diplomatët në BE besojnë se Presidenca çeke, gjatë dy javëve të ardhshme, do të arrijë pajtimin e vendeve anëtare për miratimin e propozimit të saj.

    Ndryshe, pasditja e sotme ka qenë afati i fundit që vendet anëtare të BE’së, me procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në lidhje me propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Reporteri.net/.

    Nuk kalon propozimi i Çekisë për liberalizimin e vizave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!