×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestuesit nga Krusha përplasen me kryetarin e Apelit: Do ta kallim këtë Gjykatë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 11:59

    Familjarë nga Krusha e Madhe e Krusha e Vogël, nga fshatrat tjera përreth dhe nga gjithë Kosova, po protestojnë sot para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.


    Kjo për arsye të përgjysmimit të dënimit ndaj Darko Tasiqit, njëri nga kriminelët serb të luftës përgjegjës për vrasje, djegie dhe hedhje në lumin Drini i Bardhë të shqiptarëve gjatë kohës së luftës, shkruan Reporteri.net.

    Një nga ta është përplasur me kryetarin e Gjykatës së Apelit derisa ka thënë se po konsiderohen si kafshë nga kjo Gjykatë.

    Ai është shprehur se qe 21 vite nuk kanë lënë dyer të Gjykatave pa trokitur duke kërkuar drejtësi, por se gjithmonë janë trajtuar në mënyrë të njëjtë.

    Ai ka paralajmëruar edhe protesta të tjera derisa në një moment është shprehur “Do ta kallim këtë gjykatë”.

    “Qe çfarë gjykate kemi ne, qe çfarë kryetari del kur nanat e të vrarëve në Krushë të Vogël vijnë me e marrë një vendim, ai thotë hajdeni brenda. Si kafshë na konsiderojnë. Deri në këtë pikë kemi arritur që qe 21 vite tu i rreh krejt dyert e gjykatave krejt protesta dhe vijnë si kafshë na konsiderojnë. Faleminderit krejt gazetarëve e ishalla shihemi në protestat e ardhshme. Do ta kallim krejt këtë Gjykatë, kjo Gjykatë nuk vlen asgjë. Gjaku i të vrarëve i mbuloftë këta”, u shpreh ai. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!