×
  • Lajme
  • Lajme

    “Provokimet filluan nga Merdarja”, dalin detaje të reja për kthimin e Bislimit

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 18:08

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u kthye mbrapsht 100 kilometra para se të arrinte në Beograd, ku ishte i ftuar në një konferencë rajonale. Organizatori i ngjarjes, Dushan Janjiq, ka dhënë detaje se si ndodhi kthimi i zyrtarit më të lartë kosovar që do ta vizitonte Beogradin. Janjiq thotë se ndërlikimet për Bislimin u paraqiten që në kufirin e Merdares.

    Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u kthye mbrapsht nga Policia serbe, pak para se ai të arrinte në Beograd, ku do të merrte pjesë në disa panele diskutimesh.

    Gjithashtu, Janjiq ka thënë se ka pasur ndërlikime edhe gjatë kalimit të kufirit në Merdare.

    Organizatori i ngjarjes ku do të merrte pjesë Bislimi, ka thënë se “është bërë gjithçka që është dashur sipas marrëveshjes së Brukselit dhe ligjeve të Serbisë”.

    Dushan Janjiq

    Flet Besnik Bislimi: Një veturë e policisë na doli përpara në rrugë, s’na la të hymë në Beograd

    Janjiq ka thënë se shpjegimi zyrtar i dhënë nga autoritetet serbe është se “nuk kanë mundur ta garantojnë sigurinë e Bislimit”.

    Mirëpo, përkundër këtyre informatave, Janjiq thotë se Bislimin e kanë ndalur edhe në Merdare, për të rishikuar nëse takimi është regjistruar.

    Organizatori i ngjarjes thotë se të gjitha autoritetet relevante kanë qenë të njoftuara shumë më herët për forumin dhe se vetëm sot është lajmëruar se

    “Unë mendoj që kjo çon një mesazh të keq, që nuk mund ta garantojmë sigurinë e një personi, që erdhi të flasë për perspektivën evropiane të rajonit”, thotë Janjiq për “Danas”.

    Në lidhje me këtë është deklaruar edhe vetë Bislimi, i cili tha se me t’u afruar në Beograd, ai dhe delegacioni i tij nuk u lanë të kalonin nga një veturë e policisë që u doli përpara.

    “Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”, ka thënë Bislimi nëpërmjet telefonit për KOHËN.

    Karriga “bosh” e Bislimit në konferencën në Beograd, Biserko e zhgënjyer me autoritetet serbe: “Kaq për normalizimin e marrëdhënieve”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!