×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD e shpall presidencën nëndegë të Vetëvendosjes: Vjosa Osmani po i shërben liderit suprem

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 12:20

    Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion para Kuvendit të Kosovës, ku ndodhet edhe zyra e Presidentit.


    Anëtarët e PSD-së e kanë thënë se sot po përurojnë dhe “themelojnë” nëndegën “Presidencë” të Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net

    Nol Nushi nga kjo parti ka thënë se Zyra e Presidentit është shndërruar në nëndegë të VV-së.

    Ai ka akuzuar Vjosa Osmanin se në këtë zyrë punësoi njerëz që i paraqiti si aderime në listën e saj “Guxo”.

    “Zyra prapa nesh deri vonë ka shërbyer si zyrë të presidencës, mirëpo sot ne e themeluam nëndegën e re të VV-së, që quhet presidenca sepse në muajt e fundit kjo është shndërruar në nëndegë të VV-së.

    Vjosa Osmani e përdori këtë zyrë ta themelojë Listën e saj Guxo, ajo aty punësoi njerëz që i paraqiti si aderime të mëdha”, tha ai ndër të tjera. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!