×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD: Hysen Durmishi i ka vjedhur paratë e partisë, paramendoni çka ju bën atyre të shtetit

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 14:43

    Nol Nushi i PSD-së,  ka numëruar 5 arsyet se pse pagesa për 5 euro për tiketa ngjitëse, sipas tij është zhvatje.


    Ai thotë se se zv.ministri Durmishi ka qenë i dënuar brenda VV-së për keqpërdorim të financave të partisë.

    “Hysen Durmishi ka qenë i denuar brenda Vetevendosjes për keqpërdorim të financave të partisë. Ai u rikthye në politikë kur VV morri pushtetin dhe tash udhëheqë me sektorin që ka më së shumti tendera. Kur i ka vjedhë paret e partisë, paramendoni çka ju bënë pareve të shtetit”, shkruan ai ndër të tjera.

    Postimi i plotë:

    5 arsye pse pagesa 5€ për tiketa ngjitëse është zhvatje

    Pretendimi që kjo tiketë do të identifikojë veturat e pargjistruara është budallaki. Policia e Kosovës e bënë këtë përmes kontrolleve rutinore në trafik. Ata që nuk kanë regjistrim dënohen.
    Kostoja e prodhimit të kesaj tikete është më pak se 1€. Nuk duhet ekspertizë për të ngjitur tiketa në xham, rrjedhimisht krejt shuma tjetër është zhvatje.
    Ky aktivitet i ipet në menaxhim një kompanie private që ka capital fillestar vec 1000€ dhe ka të regjistruar vec 3 punëtor. Një gjë e tillë do të mund të kryhej lehtësisht nga kompanitë që e bëjnë kontrollën teknike.
    Zv.Ministri Durmishi na tha që e ka pasur të pamundur të anulojë kontratën për shkak të dëmit financiar që mund të shkaktohej. Por kjo qeveri tashmë ka anuluar kontrata me vlerë edhe më të madhe sesa kjo.
    Hysen Durmishi ka qenë i denuar brenda Vetevendosjes për keqpërdorim të financave të partisë. Ai u rikthye në politikë kur VV morri pushtetin dhe tash udhëheqë me sektorin që ka më së shumti tendera. Kur i ka vjedhë paret e partisë, paramendoni çka ju bënë pareve të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!