×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD i përgjigjet AAK-së për koalicion

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 14:16

    Partia Socialdemokrate i është përgjigjur Ahmet Isufit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili ka thënë se AAK është e gatshme të lidhe koalicion me PSD-në.


    Zëdhënësja e PSD-së , Natyra Kuçi në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se kjo parti nuk ka vendosur vija të kuqe për asnjë subjekt, mirëpo ende nuk kanë diskutuar për koalicionet.

    “Nuk kemi vendosur vija të kuqe, mirëpo nuk është thirrur këshilli për të diskutuar koalicionet e mundshme, andaj nuk mund të themi asgjë tani”, ka thënë ajo.

    Ndryshe Isufi ka thënë se sjellja e PSD-së në raport me interesat e institucioneve dhe qytetarëve ka që të besojnë se AAK mund të bëjë koalicion me këtë parti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!