×
  • Lajme
  • Lajme

    “Simboli i shovinizmit bëhet faltore, bekoi Albin Kurti” – PSD-ja aksion te kisha në kampusin e UP-së

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 10:32

    Partia Social Demokrate ka zhvilluar një aksion para Kishës në oborrin e UP-së, ku Kisha Ortodokse serbe dje mbajti liturgji fetare.


    PSD në muret e kësaj kishte ka vendosur mbishkrimet “Simbol i shovinizmit, bëhet faltore: Bekoi Albin Kurti”, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se dje serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare.

    Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

    Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

    Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!