×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD pas raportimeve për punësimin e motrës së Liburn Aliut: Merre pushtetin dhe punëso familjarët falas

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 18:23

    Sot në media është raportuar se motra e ministrit Liburn Aliu është emëruar anëtare e Këshillit Drejtues të Odës Farmaceutike të Kosovës.


    Suljota Aliu është emëruar nga Ministri i Shëndetësisë në Këshillin e kësaj Ode, ndonëse ajo vet nuk ka pranuar deri tani të prononcohet për gazetën, e as ministri Liburn Aliu.

    E për punësimin e saj ka reaguar zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuqi.

    Ajo ka publikuar disa fotografi nga raportimet e mediave për punësimin e të afërmve të disa ministrave e deputetëve.

    Me këtë rast Kuqi ka shkruar: “Ofertë e jashtëzakonshme verore: merre pushtetin dhe punëso familjarët falas”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!