×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD vendosi portretin e Kurtit në kontejnerë, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 16:38

    Partia Socialdemokrate në krye me Dardan Molliqajn sot kanë organizuar një aksion në kryeqytet ku në kontejnerë të bërllokut kanë ngjyrosur fytyrën e kreut të VV’së, Albin Kurti, me mbishkrimin “Recycle Bin”.


    Përmes këtij aksioni PSD ka kritikuar listën e kandidatëve për deptuetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar si një qorbë ideologjie, derisa Albin Kurtin e kanë cilësuar si “baba i riciklimit”.

    Për këtë aksion ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Tinka Kurti e cila është anëtare e partisë së Kurtit dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se “është rast i rrallë kur je brenda kazanit të plehrave dhe shkarravitë jashtë tij”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!